Ç'u mbush deti me pamporë,
Sec u mbush e shkreta Vlorë,
Plot me krushq e me dasmorë:
S'jane krushq edhe dasmorë,
Janë Toskë-e Malsorë,
Janë Toskë-e Malsorë,
Me flamur të kuq në dorë
Ç'u zbardhë malet. ç'u zbardhë:
Nga cdo anë sec na ardhë
Shqipëtaret gunë-bardhë.
Sec na ardhë palë-palë
Kush me këmb' e kush me kalë,
Kush me shpejt kush më ngadalë:
Kush i lum e kush i gjorë
Kanë zbritur mun në Vlorë.
Mun në Vlorën e lirisë,
N'atë thelb të Shqipërisë
Ç'u nxinë malet. ç'u nxinë,
Gur' i kuq lëshon mavinë:
Qani djem e mbani zinë!
Qani gjithë Shqipërinë,
Toskërinë. Gegërinë-
Ububu! ç'humbi lirinë!
Ç'u hap qjelli pak-nga-pak,
Maj' e malit sec u flak.
Ç'u mbush zyra me zyrtarë,
Thonë-u pake cet' e parë
Me tri mijë luftëtarë,
Tri shtëpi me fis e farë.
Vjen Smaili cut me fletë,
Fluturon posi shigjetë.
Thonë vjen përdrejt në Vlorë,
Me flamur të kuq ne dorë
N'ate thelb të Shqipërisë:
Thonë. është vet-i-tretë,
Thonë. është vet-i-tetë,
Thonë vet-i-njëstetetë-
Rrofsh moj Shqipëri përjetë !!
Kush i lum e kush i gjorëKanë zbritur mun në Vlorë. Gezuar Festen te gjitheve :)
Shume e bukur... Thonë vet-i-njëstetetë-Rrofsh moj Shqipëri përjetë !!
Shume e arrire Belle teresisht origjinale ne shprehje per nje teme aq te lakuar nga leteresia shqiptare qe ne kohen e rilindjes e ndoshta edhe me decrease...
This is a Flickr badge showing public photos from. Make your own label.
Forex Groups - Tips on Trading
Related article:
http://bfleur.blogspot.com/2007/11/gezuar-festen-e-flamurit.html
comments | Add comment | Report as Spam
|